Site icon Telegrafi

Sëmuret Ledri Vula, detyrohet të marrë trajtim mjekësor! (Foto)

Reperi i njohur Ledri Vula dhe Lumi B kanë publikuar dje (e diele) bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën dhe kripin “Krejt shokt e mi”.

Nuk u deshën as 24 orë që kjo këngë të bie menjëherë në veshin e dëgjuesve dhe të shpërndahet gjithandej.

Edhe klikimet e marra nuk kanë qenë të pakta, madje Telegrafi raporton se në më pak se 12 orë, shifrat e klikimeve në YouTube për këngën “Krejt shokt e mi”, kanë qenë mbi 230 mijë.

Lexo po ashtu Ledri dhe Lumi B arrijnë 230 mijë klikime me "Krejt shokt e mi" pa kaluar 12 orë nga lansimi (Video)

Por, duket se suksesi i madh i kësaj kënge po pasohet nga “mësyshi” siç thotë populli. Kjo pasi reperi Ledri Vula sot (e hënë) është gjendur në spital duke marrë trajtim mjekësor, shkas i gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Ai ka publikuar në rrjetin social SnapChat një fotografi, ku shfaqet duke marr një infuzion në dorën e tij, gjersa në mbishkrimin e fotografisë shkruan “Per mësysh e kena”.

Kënga “Krejt shokt e mi” është punuar nga producenti i njohur Big Bang, gjersa vargjet e teksit i kanë shkruar vet reperët. /Telegrafi/

Ledri Vula merr trajtim mjekësor në spital. Foto nga SnapChat.
Exit mobile version