Duket se Majk është mjaft i kujdesshëm për djalin e tij Roanin.
Prapa nuk mbetet as nëna Majlinda, e cila po qëndron vazhdimisht pranë djalit dhe të dashurit të saj.
Dyshja janë parë në një spital në Shkup në shoqëri të familjarëve të tyre të brengosur për Roanin, i cili besohet se mund të jetë sëmurë.
Kosovarja ka publikuar disa foto nga vendi i ngjarjes, ku Majk shihet i brengosur për Roanin, teksa në prani të tij është edhe Majlinda.
Majk dhe Majlinda kanë pasur probleme në lidhjen e tyre, por i kanë tejkaluar ato me të ardhur në jetë djali, Roani. /Telegrafi/