Telegrafi

Sëmuret Bebe Rexha, përfundon në spital: Ndjehem e frikësuar, thjeshtë dua të bëhem më mirë

Foto: Bebe Rexha/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, prej ditësh nuk është aktive në rrjetet sociale.

Ajo po ashtu ka qenë e shkëputur nga të gjitha aktivitetet muzikore, e kjo mesa duket ka një arsye të fortë, pasi ajo nuk ka qenë fare mirë me shëndet.

Këtë gjë, 30-vjeçarja e bëri të ditur përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter, ku tregoi se si kishte përfunduar në spital duke marrë antibiotikë për disa ditë rresht.

“Përfundova në spital sot. Kam kapur diçka nga pushimet e mia. Mora antibiotikë për 10 ditë, por u ktheva më e fortë. Nuk do t’ia dëshiroja këtë askujt. Dita më e keqe ndonjëherë. Shpresoj të bëhem më mirë. Qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.

E njëjta më pas, ka publikuar edhe një tjetër status ku thoshte se dëshiron vërtet të bëhet më mirë.

“Nuk mund të gënjej, ndjehem e frikësuar. Thjeshtë, dua të ndjehem më mirë”, janë fjalët e Bebe Rexhës në këtë status.

Përndryshe, ajo ka qenë shumë e angazhuar muajve të fundit me muzikë, teksa realizoi edhe kolonën zanore të filmit shumë të suksesshëm, “Maleficent 2”. /Telegrafi/