Duke qenë se mënyra moderne e jetesës sjell shumë sfida për mjekësinë, edhe mjekët ndonjëherë e kanë të vështirë diagnostikimin.
Siç raporton portali Prevention, ka disa sëmundje që edhe mjekët e kanë të vështirë t’i dallojnë, gjë që vështirëson diagnozën, rrjedhimisht edhe trajtimin.
Derisa disa gjendje shëndetësore janë të lehta për t’u diagnostikuar bazuar në një listë simptomash specifike ose teste diagnostikuese, të tjerat janë më të vështira për t’u përcaktuar sepse imitojnë sëmundje të tjera.
Apnea e gjumit
Mjekët shpesh ngatërrojnë apnenë e gjumit me depresionin. Gjegjësisht, disponimi i keq është një dukuri e zakonshme te njerëzit që kanë probleme me gjumin dhe vuajnë nga pagjumësia, ndërsa pikërisht kjo ndodh më shpesh kur kemi apne të gjumit. Disponimi i tyre i keq mund t’i imitojë simptomat e depresionit dhe një studim i fundit tregon se afërsisht 73 për qind e pacientëve me apne të gjumit përjetojnë simptoma të depresionit.
Sëmundja celiake
Edhe pse mund të duket e thjeshtë për ta diagnostikuar sëmundjen celiake, në fakt është një sëmundje e pakuptueshme që mund të marrë gjashtë deri në 10 vjet për t’u diagnostikuar me saktësi. Problemi është se simptomat mund të tregojnë ndonjë problem tjetër gastrointestinal.
Meqenëse nuk ka asnjë test të vërtetë për sindromën e zorrës së irrituar, është pikërisht ajo diagnoza e gabuar më e zakonshme.
Sëmundja Lyme
Lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe nyjash… Të gjitha këto janë simptoma të sëmundjes Lyme. Megjithatë, ato janë gjithashtu simptoma të sklerozës multiple, prandaj këto dy gjendje shpesh ngatërrohen edhe nga mjekët. Sëmundja Lyme ndan simptoma edhe me disa gjendje tjera, duke përfshirë fibromialgjinë dhe gripin.
Në një studim, rezultatet treguan se 76 për qind e grave me sëmundjen Lyme kishin simptoma që mund të ngatërroheshin me probleme të tjera shëndetësore. Duke qenë se mjekët e diagnostikojnë edhe sklerozën multiple edhe sëmundjen Lyme duke i eliminuar sëmundjet tjera që kanë simptoma të ngjashme, nuk është e vështirë të ngatërrohen njëra me tjetrën. /Telegrafi/