Kim Kardashian ka bërë të ditur se sëmundja e psoriazës nga e cila ajo vuan, është duke iu përkeqësuar. Ylli televiziv i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të njoftuar se kjo sëmundje e lëkurës tash po i përhapet në fytyrë.
36-vjeçarja po vuan nga kjo gjendje qe shumë vite, ndërsa e ka trashëguar sëmundjen autoimune nga nëna e saj, Kris Jenner.
Për herë të parë, sëmundja iu shfaq në vitin 2010 (kur ajo ishe 30 vjeçare), ndërsa edhe gjatë serialit “Keeping Up With The Kardashians” ka treguar momente kur është përballur me sëmundjen dhe me terapinë.
Mirëpo, deri më tani psoriaza i është paraqitur vetëm në zona të këmbëve dhe barkut, ndërsa tani po i përhapet edhe në fytyrë – njofton Telegrafi.
“Prisni, pse tash po me del psoriaza në fytyrë”, ka shkruar Kim në Twitter duke ia bashkëngjitur një emocion duke qarë.
Wait why am I now getting psoriasis on my face 😭
— Kim Kardashian (@KimKardashian) January 6, 2017
Nuk ka dyshim se shfaqja e njollave të kuqe të luspuara në fytyrë do ta shqetësonin në masë të madhe Kimin, e cila është e njohur për pozimin e rregullt para kamerës. /Telegrafi/