Tipologjia e xhubletës si veshje, konsiderohet nga më të vjetrat. Studiues, etnografë dhe të apasionuar të etnografisë do të pasqyrojnë gjithë larminë, artin dhe simbolikat e saj, në seminarin që do të mbahet sot në qytetin e Shkodrës.
Në gjithë pellgun e Mesdheut xhubletën e gjejmë ende gjallë të ruajtur në Shqipërinë e Veriut. Atë e shohim në Kelmend e Dukagjin, në brigjet e Drinit, në Pukë, Zadrimë, rrafshin e Dukagjinit, Has e Gjakovë.
Aktiviteti vjen në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë.