Sesion plenar me seminar për vlerësim të efekteve të ajrit të ndotur mbi shëndetin e njerëzve në rajonin e Shkupit do të mbajë sot Instituti për shëndet publik i Maqedonisë në bashkëpubim me përfaqësues të ISHP dhe mirëqenie të Finlandës, në kuadër të Tuining projektit për përforcim të kapaciteteve për implementim efektiv të legjislativës së BE-së për cilësi të ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Në sesion do të diskutohen tema të cilat kanë të bëjnë me gjendjen e ndotjes së ajrit në Maqedoni, pasojat dhe masat për parandalim, mes të cilave: cilësia e ajrit, gjendja vijuese, rritje e vdekshmërisë të ndërlidhur me ndotjen e ajrit. Plani nacional për vlerësim të ndikimit rreth shëndetit nga ndotja e ajrit, vendosja e modeleve të disperzuara për vlerësim të cilësisë së ajrit, ngarkesë me sëmundje nga faktorë të mjedisit jetësor.
Seri ligjëratash do të mbajnë nga ISHP-Maqedoni, Ministria e JPH dhe Instituti finlandes meteorologjik dhe ISHP dhe mirëqenie i Finlandës. /Telegrafi/