Rep-artisti i njohur, Semiautomatik, vazhdon të jetë ndër më të veçantit në estradën shqiptare.
Ai është tejet aktiv në rrjete sociale, duke sjellë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.
Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar projektin më të ri muzikor.
“Lek Tu Nejt” mban titullin kënga, të cilën ai ka zgjedhur ta publikojë edhe me videoklip.
Theksojmë se që në momentin e parë të lansimit, projekti është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tij.
Derisa po shijon suksesin e kësaj të fundit, “Gas” mbetet hiti i parafundit nga reperi i grupit ‘PINT’. /Telegrafi/