Site icon Telegrafi

Semi komenton lidhjen e Donaldit me Beatrixën: Nuk isha dakord, e kam përjetuar keq emocionalisht

Këngëtarja Semi Jaupaj ka qenë mbrëmjen e së martës e ftuar në Big Brother Fan Club.

Ajo ka diskutuar mbi ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kohës sa ajo ishte brenda në shtëpi, duke u ndalur veçanërisht te raporti i afërt që ka pasur me aktorin Donald Veshaj.

Këngëtarja tha se është e lumtur që një eksperiencë si Big Brother VIP do t’ia kujtojë gjithmonë Donaldin, si një nga banorët më mbështetës të saj gjatë kohës që ata ishin bashkë banorë të shtëpisë.

Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj (Foto: Top Channel)

Sigurisht që ajo nuk la pa komentuar edhe lidhjen e tij me Beatrix Ramosajn, e cila erdhi pak javë pas një takimi publik të Donaldit me ish-in e tij, prezantuesen Bora Zemani, ku u dhanë indikacione për një rikthim të mundshëm mes tyre.

Lexo po ashtu Semi Jaupaj publikon këngën e re "Mos u kthe", teksti i saj dedikim për historinë Bora-Donald?

“Nuk jam dakord me një gjë që Donaldi ka bërë dhe kjo dihet, e kam përjetuar emocionalisht pa dyshim”, tregoi ajo, duke kujtuar kështu momentin kur braktiis studion e spektaklit, pasi mësoi për lidhjen e tij me Beatrixën.

Bora Zemani përndryshe është një shoqe e ngushtë e Semit, dhe këngëtarja e përjetoi shumë keq kur mësoi lidhjen e re që aktori Veshaj krijoi brenda shtëpisë.

Japuaj gjithashtu së fundmi publikoi këngën e saj të re “Mos u kthe”, vargjet e së cilës u panë nga fansat si një dedikim për historinë Bora-Donald, si dhe disa ‘thumba’ në drejtim të këtij të fundit. /Telegrafi/


Exit mobile version