Banorët e Big Brother VIP i janë nënshtruar një prove shumë interesante këtë javë.
Ata janë detyruar të kërcejnë sa herë që kanë dëgjuar muzikë në sfond, pa marrë parasysh se çfarë zhanri i përkiste kënga.
Në një moment, këngëtarja Semi Jaupaj u ftua në vallëzim dysh nga banori tjetër i shtëpisë, aktori Donald Veshaj.
Dyshja kanë kërcyer nën ritmet latine, teksa në një moment Semi ka treguar më shumë se ç’duhet te pjesa e gjoksit.
Fustani i kuq me dekoltenë e hapur ka bërë që në disa momente ajo të ekspozojë paksa gjoksin e saj në lëvizjet e shpejta të vallëzimit me Donaldin.
Shtëpia e Big Brother VIP përndryshe do të ketë të larguarin e saj të radhës këtë të premte, i cili do të jetë një nga katër të nominuarit: Iliri, Monika, Graniti ose Sarah. /Telegrafi/