Telegrafi

Semi Jaupaj të mërkurën publikon këngën e re “Si unë”

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja Semi Jaupaj gjatë këtij viti ka qenë tejet e angazhuar me projekte muzikore.

Ajo solli disa këngë e bashkëpunime që sollën rezultate të jashtëzakonshme, madje u rikthyen dhe në hite.

Artistja nga Shqipëria së fundmi ka njoftuar një tjetër prurje të re, me të cilën duket se do ta përmbyllë vitin 2022.

E njëjta zbulon për ndjekësit se “Si unë” do të lansohet të mërkurën në orën 18:00.

Lexo po ashtu Semi Jaupaj thotë se Ron Zaiti ka fshirë këngën e tyre “All your lovin” nga YouTube

“Si unë. Të mërkurën ora 18:00”, tha ajo.

Semi ndërkaq në një emision tha se është fshirë kënga “All your lovin” nga YouTube nga Ron Zaiti, me të cilin e ka realizuar bashkëpunimin.

Dyshja kanë qenë miq të mirë e në shumë media u raportua se ishin në lidhje dashurie. /Telegrafi/