Këngëtarja Semi Jaupaj gjatë këtij viti ka qenë tejet e angazhuar me projekte muzikore.
Ajo solli disa këngë e bashkëpunime që sollën rezultate të jashtëzakonshme, madje u rikthyen dhe në hite.
Artistja nga Shqipëria së fundmi ka njoftuar një tjetër prurje të re, me të cilën duket se do ta përmbyllë vitin 2022.
E njëjta zbulon për ndjekësit se “Si unë” do të lansohet të mërkurën në orën 18:00.
“Si unë. Të mërkurën ora 18:00”, tha ajo.
Semi ndërkaq në një emision tha se është fshirë kënga “All your lovin” nga YouTube nga Ron Zaiti, me të cilin e ka realizuar bashkëpunimin.
Dyshja kanë qenë miq të mirë e në shumë media u raportua se ishin në lidhje dashurie. /Telegrafi/