Këngëtarja Semi Japuaj ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Mos u kthe” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga kantautori Yll Limani, gjersa incizimi është bërë në studion Avaxus.
Teksti i këngës është i thellë dhe i dedikohet një dashurie të humbur dhe një tradhtie.
Kënga duket si një dedikim për historinë e aktorit Donald Veshaj dhe prezantueses Bora Zemani, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP.
Semi është një shoqe e ngushtë e Borës dhe ajo shprehu indinjatë të madhe kur aktori Veshaj filloi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother.
Kënga është lëshuar edhe në ambientet e shtëpisë dhe me të dëgjuar vargjet e saj, Donaldi ka thënë: “Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e trishtë”, teksa ka nënqeshur drejt Ilirit, duke nënkuptuar që kënga është dedikim për të. /Telegrafi/