Këngëtarja nga Shqipëria, Semi Jaupaj, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Si unë” mban titullin kënga e radhës e artistes së njohur, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi, kurse për muzikën u përkujdes Irkenc Hyka.
Miksimi dhe masterizimi ndërkohë është bërë nga JoJo.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Semit.
Jaupaj sivjet ka qenë një nga yjet më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar duke qenë se solli disa projekte të suksesshme.
Duhet theksuar se ajo bëri famë të madhe nga formati i Big Brother VIP. /Telegrafi/