Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj, ka publikuar sot (e premte) këngën e re.
Teksti dhe melodia e këtij projekti u bë nga Denk dhe Tonic, ndërsa ky i fundit u kujdes edhe për miksimin.
Masterizimi ndërkohë u realizua nga Johan B.
Producimi i kësaj kënge është bërë nga Panda Music.
Artistja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip siç shfaqet gjithnjë.
Të plotë tashmë këngën e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Jaupajt.
Semi viteve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të reja muzikore, që janë pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku. /Telegrafi/