Telegrafi

Semi intervistohet nga mikesha e saj, Bora dhe rrëfen për aventurën në Big Brother VIP

Semi Jaupaj ka qenë e ftuar speciale në emisionin televiziv, Përputhen Prime, ku është intervistuar nga shoqja e saj, Bora Zemani.

Këngëtarja rrëfeu aventurën e saj në Big Brother VIP duke thënë se akoma nuk është ambientuar me jetën jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Unë kam dalë tani dhe akoma nuk jam ambientuar totalisht. Besoj se është sikur një aktor që futet totalisht me qenien e tij në rol, në skenar”, ka theksuar Semi.

(Foto: Instagram/semijaupaj)

Ndërkohë, Bora tregoi për publikun se kishte qenë skeptike fillimisht për eksperiencën e Semit në BBV.

“Unë kam qenë skeptike në fillim, pasi ti je më e drejtë seç duhet, por jam shumë krenare për eksperiencën që ke pasur”, ka thënë prezantuesja Bora.

(Foto: Instagram/semijaupaj)

Derisa nuk kanë munguar falënderimet publike për shoqërinë që kanë me njëra-tjetrën.

Lexo po ashtu E shtrirë në spital, Semi Jaupaj i qëndron afër mikes së ngushtë Bora Zemanit: Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë

Kujtojmë që njëra prej ngjarjeve më të komentuara të BBV ja qenë afrimiteti i krijuar mes këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj. Ky i fundit ka qenë në të kaluarën në një lidhje me Bora Zemanin.

(Foto: Instagram/semijaupaj)
Lexo po ashtu Teksa flitet për afrimitetin e krijuar mes Donaldit dhe Batrixit, Semi revoltohet dhe largohet nga studio e BBV

Sa ishte Semi brenda shtëpisë, si shoqe e Borës dhe Donaldit, kishte ndikuar që aktori të përmbahej nga emocionet për Beatrix, porse me daljen e saj nga shtëpia, nisi romanca mes tyre.

(Foto: Instagram/semijaupaj)

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.