Telegrafi

Selmani: I lumtur për golin e parë, sidomos që erdhi para trajnerit të ri

Kosova ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen miqësore ndaj Burkina Fasos të zhvilluar në “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 5-0.

Në këtë ndeshje kishte pesë shënues të ndryshëm, duke e nisur me Fidan Alitin, ndërsa pas tij shënuan edhe Astrit Selmani, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica dhe Toni Domgjoni.

Pas ndeshjes, sulmuesi Astrit Selmani është shprehur shumë  lumtur që ka shënuar golin e parë pas pesë ndeshjeve me Kosovën.

“Ndjenjë shumë e mirë, si ëndërr. Normalisht që është mirë të shënosh para trajnerit të ri. Besoj se është një konkurrencë e madhe, me Vedatin (Muriqin) është një lojtar i mirë”.

“Jam këtu për ta ndihmuar ekipin edhe me dhanë sa më shumë gola”, deklaroi Selmani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti

Kosova ndeshjen miqësore të radhës e zhvillon të martën më 29 mars, kundër së Zvicrës në Zurich.  /Telegrafi/