Site icon Telegrafi

Selmani, heroi i Hammarbyt në derbin me Malmon

Astrit Selmani i ka fituar tre pikë Hammarbyt në derbin e zhvilluar ndaj Malmos në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Suedisë.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e dytë me golin e realizuar nga Gustav Ludwigson që u asistua nga Fenger.

Por, Malmo i barazoi shifrat në 1-1 përmes Antonio Colak, vetëm katër minuta pasi që u shënuan i pari.

Por, në pjesën e dytë, reprezentuesi i Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të.

Kaluan vetëm 12 minuta nga inkuadrimi i tij dhe sulmuesi ynë riktheu epërsinë për Hammarbyn në minutën e 68-të.

Ky ishte goli i katërt deri më tani për Slemanin, derisa ka edhe pesë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version