Telegrafi

Selmani: BDI është filial i OBRM-PDUKM-së

Duke folur për mënyrën se si është qeverisur në Maqedoni gjatë bashkëqeverisjes së OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, gazetari Naser Selmani vlerëson se keqqeverisja e dyshes OBRM – BDI, duhet të dënohet nga qytetarët më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë nuk them që njerëzit duhet të votojnë LSDM-në, duhet të votojnë BESËN… OBRM-ja dhe BDI-ja duhet të ndëshkohen, sepse kemi të dhëna konkrete. Besoj se pas publikimit të bombave u bë e qartë mënyra e qeverisjes së këtyre dy partive. Dhe nëse njerëzit në Maqedoni janë të gatshëm t’i amnestojnë këta, këta figura politike, nesër për pasojat që do të mund të prodhojnë këto njerëz, nuk do të jenë vetëm Gruevski dhe Ali Ahmeti fajtorë, por ne do të jemi bashkëfajtor për të gjitha dëmet që do t’i shkaktohen vendit po edhe neve qytetarë”, deklaroi Selmani në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja.

Ai shtoi më tej se BDI-ja është shndërruar në filial të OBRM-së, pasi gjatë qeverisjes me partnerin e saj e harroi programin e vetë politik, dhe në mënyrë të përpikt zbaton programin politik të OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/