Site icon Telegrafi

Selmanaj: Vetëvendosje iu afrua LDK-së nga frika e një koalicioni LDK-PSD

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Vetëvendosje ka pasur frikë nga një afrim i mundshme i PSD-së me LDK-në.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK partneritetin serioz me Vetëvendosjen e ka parë kur bashkë sa ishin në opozitë bllokuar iniciativën për shfuqizimin e Speciales.

Ai ka thënë se megjithatë Vetëvendosje nuk paska pasur qëllime serioze bashkëpunimi me LDK-në por vetëm rikuperim të brendshëm pas ndarjes së grupit që formuan PSD-në, përcjell Telegrafi.

“Vetëvendosje ishte në vështirësi nga ndarja e brendshme pasi iu larguan një pjesë e madhe e eksponentëve. Duke parë që PSD filloi të afrohej me LDK-në në mënyrë të natyrshme Vetëvendosje nga frika se do të margjinalizohej iu afrua LDK-së para PSD-së dhe kjo e fundit u largua përfundimisht nga LDK”.

Selmanaj thotë se Vetëvendosje kur i pa rezultatet e zgjedhjeve dhe një rikuperim të mirë, filloi të shprehej kundër LDK-së duke u kthyer në akuzat e vjetra./Telegrafi/

Exit mobile version