Site icon Telegrafi

Selmanaj: Si mundet në pikat më të rrezikshme të shtetit t’i vendosim tre policë në moshë të shtyrë

Partitë parlamentare të Kosovës e kanë dënuar, aktin e rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, duke e cilësuar këtë veprim si agresion kundër Kosovës.

Për këtë rast partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me rastin dhe hapat e ndërmarrë nga Qeveria.

Lexo po ashtu Haxhiu: Agresioni ndaj shtetit nuk revanshohet me masa tregtare, Serbia njeh vetëm gjuhën e forcës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se kidnapimi i tre zyrtarëve policorë në atë mënyrë është poshtërim për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

“Nuk është e lehtë t’i shohësh njerëzit me uniformë të Policisë së Kosovës përtokë në atë mënyrë. Shtrohen shumë dilema në këtë rast. A kemi dështuar edhe si organe të sigurisë. Ku i patëm AKI-në, njësitet tjera policore. Si mundet që ne në pikat më të rrezikshme të shtetit t’i vendosim tre policë në moshë të shtyrë, dy prej të cilëve ishin edhe të sëmurë. Mos ka qenë plan i dikujt që të vendosen njerëzit e tij në zonat më të rrezikshme. A është kjo qasja jonë për veriun”.

Deputeti i LDK-së thotë se është e frikshme se si nuk e dimë ku ndodhen njerëzit tanë, pavarësisht se kemi Zyre ndërlidhëse në Beograd./Telegrafi/

Exit mobile version