I nominuari për ministër të Zhvillimit Ekonomik nga ana e AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë se kjo parti merret me qëndrimet zyrtare të LDK-së.
Kuçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini i është përgjigjur Driton Selmanajt nga LDK që kishte deklaruar më parë se “AAK e NISMA iu kanë përngjarë grupeve kriminale për nga mënyrë si drejtohen”.
Ai ka thënë se Driton Selmanaj ka votuar pro koalicionit me AAK-në dhe NISMA-n.
“Ai ka votuar pro koalicionit me AAK-në në organet e LDK-së. Çka deklarohet ai në studio televizive është krejt diçka tjetër”, tha Kuçi, përcjell Telegrafi.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj thotë se vlerëson Driton Selmanajn për qëndrimet e tij dhe kontributin në Kuvend.
Ai thotë se edhe në raport me zhvillimet e fundit e debatet me Vjosa Osmanin, Selmanaj ka qenë aktiv./Telegrafi/