Telegrafi

Selmanaj: Dita e 50 nën sanksionet e BE-së, Kosova nuk e meriton këtë qeveri – populli s’e meriton këtë ndëshkim

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shprehur shqetësimin e tij për mos largimin e masave që i janë vënë Kosovës nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Ai thotë se fatkeqësisht sanksionet janë vënë një shteti që është projekt i këtyre vendeve.

“Sot është dita e 50 që shteti i Kosovës është nën sanksionet e BE-së. Nuk po flasim për Korenë e Veriut, Rusinë, Bjellorusinë, Venezuelën apo Kubën, fatkeqësisht po flasim për shtetin tonë, për Kosovën tonë, për projektin e mbështetur fuqishëm nga aleanca euro-atlantike”.

Deputeti i LDK-së thotë se Kosova nuk e meriton këtë qeveri derisa sipas tij populli nuk e meriton këtë ndëshkim.

“Regjimet dhe logjikat autoritare duhet të mbesin relikte të së kaluarës. Kosova nuk e meriton këtë qeveri dhe qeverisje. Populli i Kosovës nuk e meriton këtë ndëshkim”, ka shkruar Selmanaj./Telegrafi/