Site icon Telegrafi

Sellma me dedikim të veçantë për Vjosa Osmanin pas marrjes së postit të ri: Bashkëvendësja ime, të uroj me zemër ta përfaqësosh Kosovën

Sellma Kasumoviq (Foto: Instagram)

Ditën e djeshme (e martë) Vjosa Osmani – Sadriu zyrtarisht mori detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Ajo u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota.

Reagimet ndërkohë gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta nga figurat publike përfshirë këtu edhe ato të showbizit shqiptar.

Vjosa Osmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Për postin e ri, një urim Osmani së fundmi e ka marrë edhe nga grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviq.

Artistja e ka uruar presidenten e re duke shpresuar që do të përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ky është postimi i plotë i Sellmës (pa ndërhyrje):

“Sa here e shikoj Vjosa Osmani me kujtohet thenia e famshme e Michele Obames ‘When they go low, we go high’.

Dhe s’ka ku te shkoj me lart, ekselenca e saj, Presidentja e Kosoves, znj. Vjosa Osmani

Bashkevendasja ime, te uroj me zemer ta perfaqesosh Kosoven dhe njekohesisht Mitrovicen tone te dashur!

Te falenderoj nga zemra dhe ndihem e nderuar qe i beson duarve dhe punes se stafit tone.

Ti je zeri yne”. /Telegrafi/

Exit mobile version