Njëri prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, aktualisht deputet i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selemi, ka publikuar disa foto ku shihet së bashku me komandantin Adem Jasharin dhe ish-bashkëluftëtarin e tyre, dëshmorin Mujë Krasniqi.
“Ne Prekaz, aty ku kemi te skalitur harten e atdheut, flamurin e betejave, krenarine kombetare dhe rrugen drejte se ardhmes.
Ne Prekaz, si ne cdo Nentor e ne cdo Mars, sikur ne cdo dite te jetes sone, gjejme te gjalle idealin e Lirise dhe Bashkimit Kombetar, ashtu sic e deshten Adem e Hamez Jashari. Ashtu sic e deshten deshmoret e Atdheut.
Rrofte Flamuri dhe ideali i Jasharjave!
Rrofte kombi shqiptar!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/