Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Gazmend Bytyqi i cili tha se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së nuk e meriton një trajtim të tillë.
Selimi ka thënë se është pikërisht UÇK-ja e cila nuk meriton një trajtim të tillë.
“U tha se ky projektligj nuk e meriton një trajtim të tillë. Pikërisht UÇK-ja nuk e meriton një trajtim të tillë. Refuzimi jonë nuk është kundër UÇK-së por kundër abuzimit tuaj me emrin e UÇK-së. Sa herë ta sillni në Kuvend këtë projektligj, do ta keni të njëjtën përgjigje, silluni më mirë me UÇK-në”, tha Selimi. /Telegrafi/