Site icon Telegrafi

Selimi: S’ka ushtri me Listën Serbe në Qeveri (Video)

Lista Serbe pritet që edhe më tutje të jetë përfaqësuese e serbëve në qeverinë e Kosovës.

E kjo gjë po shihet si negative nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi tha për Tribuna Channel, se Kosova do të vazhdojë ta ketë një Qeveri të kushtëzuar nga Beogradi.

Përfshirja dhe fuqia kaq e madhe që i  është dhënë kësaj liste, sipas Selimit, rrezikon ta lë Kosovën pa ushtri

Selimi shtoi se Qeveria eventuale e Haradinajt, nuk do të mund ta përfundojë mandatin katër vjeçar të saj.

Sipas Selimit kjo Qeveri po krijohet me pazare politike që i shkojnë për shtati vetëm atyre që janë pjesë e kësaj udhëheqje.

Exit mobile version