Site icon Telegrafi

Selimi: Secili mars i shqiptarëve, mban ngjyrën e gjakut të Jasharajve

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka folur të mëdha për Komandantin e UÇK-së.

Postimi i plotë i Selimit në Facebook:

5 Mars 2016

Secili mars i shqiptarëve, tash e 18 vite, mban ngjyrën e gjakut të Jasharajve, ka aromën e barotit të pushkëve të luftës së Jasharajve dhe mbi qiellin e Prekazit mban kurorën e lavdisë së Jasharajve.

Në themelet e asaj kalaje të Kombit rron e gjallë dhe e pavdekshme Ushtria Çlirimtare e Kosovës, rron i gjallë emri i Adem Jasharit. Aty Jasharajt janë të pavdekshëm.

Aty u mboll Lira jonë. Aty ruhet secila shkronjë e Betimit të ushtarit të UÇK-së. Aty ruhet porosia për ne.

Lavdi Jasharajve!

Lavdi gjithë dëshmorëve të UÇK-së!

Exit mobile version