Site icon Telegrafi

Selimi: Qeveria ka mundur ta armatosë FSK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka mundur që t’i armatosë Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai ka thënë në foltoren e Kuvendit, se as ligjet e tanishme që janë në fuqi nuk ia kanë ndaluar këtë gjë institucioneve të Kosovës, duke shtuar se përveç armatimit, me ligjet në fuqi nuk ndalohet që FSK të ketë numër më të madh të pjesëtarëve.

“Asnjë ligj nuk ia ndalon FSK që të jetë e shpërndarë dhe operacionale në të gjithë territorin. As ligjet e tanishme nuk i ka përmbushur. As më shumë as më pak, por thjeshtë të zbatohej ligji i tanishëm. Kemi ardhur në një situatë që jemi jo të balancuar me shtet në rajon. Nëse Kosova sot ka 2800 forca të rregullta plus 800 rezervë, që do të thotë gjithsej 3600 forca, Mali i Zi i ka 13 mijë pjesëtarë të ushtrisë, Maqedonia 12 mijë, Bosnja dhe Hercegovina 11 mijë, Shqipëria 11 mijë, dhe Kroacia 40 mijë”, ka theksuar Selimi./Telegrafi/

Exit mobile version