Site icon Telegrafi

Selimi: Qeveria më e poshtër që ka pasur ndonjëherë Kosova

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i ka quajtur hipokrizi fjalimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, veçanërisht ata të PDK-së.

Selimi tha se ngushëllimi më i mirë për familjen Dehari do të ishte sjellja e të vërtetës së rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Selimi e ka quajtur koalicionin aktual qeverisës të poshtër, duke thënë se rasti i Deharit është politik, ashtu siç ishin edhe tentim atentatet ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova.

Kosova ka pasur qeveri e pushtete të ndryshme, por qeveri ma të poshtër si kjo, Kosova nuk ka pas asnjëherë deri më sot”, u shpreh Selimi

Exit mobile version