Telegrafi

Selimi për lirimin e Haradinajt: Vendim i drejtë, mbajtja e tij deri tash ishte padrejtësi

Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur ta hedhë poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, duke e lënë kështu të lirë liderin e AAK-së.

Pas këtij vendimi në Francë por edhe në Prishtinë ka filluar festa, kur edhe pritet që sot pasdite Haradinaj të arrijë në Kosovë.

Lidhur me këtë vendim të gjykatës franceze, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë për Telegrafin se ky është një vendim i drejtë.

“Ai nuk është dashur të ndalohej fare. Po ashtu edhe kur është ndaluar është dashur të lirohet menjëherë. Megjithatë ai u lirua pas 4 muajsh. Lirimi është vendim i drejtë por gjithsesi nuk duhet të harrojmë se mbajtja deri më tash ishte padrejtësi”, ka thënë Selimi.

Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin francez më 4 janar të këtij viti./Telegrafi/