Propozuesi i interpelancës për gjendjen në veri, deputeti Rexhep Selimi tha se situata e sigurisë e krijuar në Kosovë, veçanërisht në veri e ka bërë të nevojshme këtë interpelancë, ndërsa sipas tij, krijimi i një klime të pasigurt në veri duket qartë se është skenar i harmonizuar mirë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se kërkesa për interpelancë është bërë para dy muajsh.
Selimi tha se në vend që të shuhen strukturat e sigurisë, të rritet siguria, Qeveria e Kosovës arriti marrëveshje edhe për ndarje fizike të qytetit të Mitrovicës.
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se Qeveria e Kosovës ndali njërin tren, por nuk dha kurrë shpjegim për qarkullim të trenit në linjën Kralevë-Mitrovicë dhe atë pa licencë të institucioneve të vendit.
Duke folur për rrënimin e murit në veri, ai tha se tash pritet të shihet cila është ‘hilja’ pas saj.
“Muri prej betoni, treni, krijimi i një klime të pasigurt duket qartë se është skenarë i harmonizuar mirë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Ai tha se një rezolutë do të ishte e nevojshme.
“VV propozon mocion përmbajtjesor meqë situata mund të ketë ndryshuar, projekt rezolutë të cilën do ta lexoj në fund të debatit”, tha ai. /Telegrafi/