Site icon Telegrafi

Selimi: Një dëshmitar më pak në rastin Dehari, kush do të dëshmojë për Naserin?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se në vend se të zbardhej vdekja e Astrit Deharit, tash është shtuar edhe një e ngjashme.

Sipas tij, deri sot e kishim një dëshmitar që do të dëshmonte për rastin në fjalë, e i cili nuk është më.

“Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë që janë të shqetësuar. Në vend se të zbardhej vdekja e Astritit, tash edhe me tutje po shtohen ngjarjet e rënda të ngjajshme. Nëse, deri sot e kishim një dëshmitar që do të dëshmonte ai sot nuk është më. Por, përveç që e kemi një dëshmitar me pak për rastin Dehari, tash kush do të dëshmojë për rastin e vdekjes se Naserit? Në vend që ta kishim një dëshmi më shumë tash kemi një vdekje më shumë në duart e “sigurta” të shtetit”, ka thënë Selimi për Indeksonline.

Exit mobile version