Site icon Telegrafi

Selimi: Nëse shkojmë në zgjedhje numri veteranëve do të rritet ende (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se askush nuk mundet të mohoj se tashmë numri i veteraneve është dyfishuar.

“Ky numër nuk është definitiv, dhe ka me u tentuar që para zgjedhjeve me u rrit ende”, tha Selimi në një lidhje telefonike për Rrokum Roll.

Ai ka theksuar se njerëzit që kanë ndihmuar lirinë dhe luftën e Kosovës janë 1 milion qytetarë, por kur bëhet fjalë për struktura ushtarake të organizuara 46 mijë, 70 mijë apo 100 mijë veterane nuk ka pas mundësi me qenë luftëtar në luftë.

Selimi ka thëne se ne nuk kemi arritur të kishim ma shumë se 20 mijë ushtarë në luftë.

https://www.youtube.com/watch?v=I0BOe003bQ4

Exit mobile version