Site icon Telegrafi

Selimi në Prizren: Rruga e Qeverisë është Beogradi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se Kosovës i kanë mbetur vetëm dy rrugë për të ardhmen.

“Kosova ka dy rrugë, ose me këtë qeveri drejtë Beogradit, ose me Vetëvendosje drejt shtrirjes së sovranitetit të plotë të Kosovës, pa ‘Zajednicë’ dhe demarkacion të padrejtë me Malin e Zi”, tha Selimi, gjatë një takimi me anëtarësinë në fshatin Malësi e Vrrinit në Prizren.

Ai, në këtë takim ka folur, për situatën politike në Kosovë.

Sipas tij, situata në Kosovë është shumë e rëndë, shkruan PrezrenPress.

Selimi në këtë takim është shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Adem Shabanaj dhe kuvendarët e Prizrenit, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku.

Rexhaj dhe Millaku thanë se Vetëvendosje po shtrihet gjithandej komunën e Prizrenit.

Exit mobile version