Kryediplomati sllovak Miroslav Lajçak, pritet të emërohet në pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, nga shefi i ri i diplomacisë evropiane Josep Borell.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.
“Kam dëgjuar nga tri burime të ndryshme që Josep Borell është duke e konsideruar seriozisht emërimin e Miroslav Lajcak si emisar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ministri Lajçak është i pëlqyeshëm, por nuk mendoj që një i dërguar special duhet të vijë nga një shtet jo-njohës”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në Twitter, shkruan Telegrafi.
Hm. I’ve heard now from three different sources @JosepBorrellF is seriously considering appointing Slovak @MiroslavLajcak as envoy in dialogue between #Kosovo and #Serbia. Minister Lajcak is likable, but I really don’t think an envoy should come from a non-recognizing country.
— Petrit Selimi (@Petrit) December 12, 2019
Deri tash Përfaqësues Special për dialogun kanë emëruar Shtete te Bashkuara të Amerikës. Departamenti i Shtetit ka emëruar Matthew Palmer, ndërkohë presidenti Donald Trump ka zgjedhur ambasadorin Richard Grenell, në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë Serbi.
Të gjitha palët që janë të interesuara për vazhdimin e dialogut, Franca, Gjermania, SHBA e Bashkimi Evropian, janë duke pritur krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, në mënyrë që të fillojnë përpjekjet për kthimin e palëve në tavolinë. /Telegrafi/