Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në ditën e Dëshmorëve të Atdheut, e cila shënohet në Shqipëri, ka kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për Atdheun dhe Lirinë.
“Në ditën e dëshmorëve të kombit, kujtojmë gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për Atdheun dhe Lirinë. Pranë flamurit kombëtar dhe mbi gjakun e dëshmorëve qëndron i fortë atdheu i shqiptarëve. Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të atdheut!”, ka shkruar ai në rrjetin social.
Ndryshe, shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, kanë kërkuar që 5 maj, të jetë edhe dita e përkujtimit të dëshmorëve në Kosovë. /Telegrafi/