Sonte në emisionin “Përballje” është diskutuar për programin amerikan, MCC.
Petrit Selimi, koordinator Nacional nga Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit, ka deklaruar në emisionin “Përballje” se fushat ku do të investohet nga programi amerikan janë mes tjerash: energjia, sundimi i ligjit dhe projekte ambientale.
Edhe pse ende saktësisht nuk dihet se sa miliona dollarë do të investohen nga ky program, Selimi ka deklaruar se Kosova do të përfitojë miliona dollarë.
“Kosova do të kete shumë rekorde sa i përket shumës së mjeteve që po ndahet sa i përket Threshold, d.m.th. rekord botëror dhe shuma do të jetë e madhe në projekte konrete” ,ka thënë Selimi.
Sipas tij, me këtë program nuk do të ketë trajnime në Durrës e Ohër, por projekte konktrete në terren.
Selimi tha se tashmë së shpejti pritet të bëhet miratimi nga administrata amerikane dhe viti 2018 e 2019 do të jenë vite të zbatimit të këtyre programeve.
Në anën tjetër, Linda Shala, ndërmarrëse, ka thënë në emision se programe të tilla ka pasur në Kosovë por mbetet të shihet se sa seriozisht do të punohet në mënyrë që ato të moskeqpërdoren.
“Unë po them, nuk i kam pa projektet definitive të MCC-së, mirëpo mbetet të shihet se si do të realizohet ky program në të ardhmen sepse është fjala për një numër të madhe të dollarëve, e në anën tjetër duhet të bindet që nuk do të ketë keqpërdorime” ka deklaruar Shala.
Ndërsa, Burim Ejupi nga INDEP ka potencuar se projktet e MCC-së duhet të jenë pastaj prioritet e urë në të ardhmen edhe për Qeverinë se ku duhet buxheti i ardhshëm të investohet në të ardhmen.
“Projekte të donatorëve ka pas, por fakti që ky program do të zbatohet 90 % në Kosovë është tepër më rëndësi”, ka deklaruar Ejupi.
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/