Telegrafi

Selimi: Kosova duhet ta themelojë ushtrinë e saj

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Kosova duhet ta themelojë ushtrinë e saj, dhe këtë ta bëjë në bashkëpunim me partnerët e jo në negociata me kundërshtarët.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka shtuar se kundërshtimi i Qeverisë së Serbisë nga Beogradi dhe i Listës Serbe nga zyrat e Qeverisë së Kosovës janë pikërisht arsye më e madhe se përse ne duhet ta kemi një ushtri të përgatitur mirë për çfarëdo situate dhe partnere e denjë me aleatët.

Postimi i plotë:

Kosova duhet ta themelojë ushtrinë e saj. Këtë duhet ta bëjë në bashkëpunim me partnerët e jo në negociata me kundërshtarët.
Kundershtimi i Qeverisë së Serbisë nga Beogradi dhe i Listës Serbe nga zyrat e Qeverisë së Kosovës janë pikërisht arsye më e madhe se përse ne duhet ta kemi një ushtri të përgatitur mirë për çfarëdo situate dhe partnere e denjë me aleatët.
Pra, Kosova duhet t’i themelojë Forcat e Armatosura, deshten apo nuk deshten kundershtarët e saj. Aq më tepër, përse duhet t’i pyesim kundershtarët kur nuk mungon përkrahja edhe e miqve të Kosovës?
Kur ne ta kemi mbrojtjen e mirë ushtarake nuk do të vlejnë as kercenim e Serbisë e as kushtëzime e Listës Serbe.