Site icon Telegrafi

Selimi kërkon rregullimin e varrezave të dëshmorëve

Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kërkuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës më shumë përkujdesje dhe investim në varrezat e dëshmorëve.

Selimi në 19 vjetorin e rënies heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar kërkoi angazhimin e qeverisë për rregullimin e varrezave të dëshmorëve, të cilat sipas tij janë në gjendje të mjerueshme.

“Shpresoj që në 20 vjetorin e ardhshëm të ditës së dëshmorëve, familjarët e tyre të kenë ku të hedhin lule, sepse gjendja aktuale e këtyre varrezave është e padinjitetshme dhe aspak nuk është e respektueshme”, tha deputeti Selimi. /Telegrafi/

Exit mobile version