Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi, ka theksuar se klasa politike kosovare ka konsensus rreth transformimit të misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ai në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka theksuar se buxheti i FSK-së është në limitet e mbijetesës dhe jo më tepër, duke shtuar se “askush deri më tani nuk ia ka ndaluar FSK-së qëë të pajiset me armatim dhe të jetë operacionale”.
Selimi më tutje ka theksuar se nuk do ta kishte problem nëse ky projektligj do të politizohej.
“Por edhe politizim, edhe dëmtim të procesit, nuk është në rregull. Në këtë iniciativë ka munguar koordinimi me NATO dhe SHBA. Ka munguar koordinimi me opozitën dhe ekspertët. Madje, ka munguar koordinimi edhe me serbët e Kosovës”, ka shtuar ai. /Telegrafi/