Rexhep Selimi i Vetëvendosjes ka folur në lidhje me statusin e Isa Mustafës për Demarkacionin, ku kishte përmendur edhe emrin e Selimit.
“Ne e dimë se Qeveria është në krizë, por tash po e kuptoj që edhe kryeministri është në krizë”, ka thënë Selimi në “Rrokum Roll”.
Selimi ka saktësuar duke thënë që “veç Kosova e ka një udhëheqës nga periudha e Komunizmit në struktura udhëheqëse”.
“Asnjë shtet në rajon nuk ka udhëheqës nga koha e komunizmit, përveç Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Selimi.