Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se situata e krijuar në Kuvend ka pasur ndikim edhe në punën e Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.
Selimi duke folur në mbledhjen e këtij Komisionit tha se nëse janë mbrapa me agjendën s’është faji i Komisionit por i Qeverisë, pasi që siç tha ai Qeveria nuk ka proceduar ligje.
“Është hendikep edhe mungesa e kryetarit të Komisionit. Mendoj se edhe puna e komisionit është e ndërlidhur me punën e Kuvendit dhe Qeverisë. Ligjet e nevojshme ka qenë ligji për pensionim të parakohshëm të policëve”, tha Selimi.
Sipas tij, Komisioni ka mundur të bëjë më shumë edhe në legjislacionin për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë më shumë nëse Qeveria do të ishte e gatshme t’i procedojë ligjet”, tha Selimi. /KP/