Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka quajtur ndërmarrje të përbashkët kriminale PDK-LDK-në dhe Listën Serbe, ngase konsideron se vota e deputetëve të Listës Serbe pro Demarkacionit mund të jetë një bashkëveprim me dy partnerët e tjerë PDK-LDK, për ta bërë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Ai thotë se këto veprime nuk janë të rastësishme por të koordinuara kundër sovranitetit të vendit.
Selimi në emisionin “Fakt Plus” të TribunaChannel, ka folur edhe për vizitën e tij në Francë.
Ai ka shpjeguar se përse nuk është arrestuar nga autoritetet derisa gjendet në listën e njëjtë me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.