Deputeti i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për gjendjen e krijuar në qeverinë e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në vend.
Deputeti i VV-së e ka quajtur qeverinë Haradinaj, si qeveri që tashmë është e rrëzuar.
Në një prononcim për Gazetën Blic, Selimi u shpreh se tashmë qeveria e ka përcaktuar vetë rrëzimin e saj me anarki institucionale dhe keqqeverisje.
“Qeveria e ka përcaktuar vete tashme rrëzimin e saj me keq qeverisje, me anarki institucionale dhe keq funksionimin te koalicionit qeverisës” ka thënë Selimi.
Por për idenë e LDK-së, Selimi ka një përgjigje interesante.
Thotë se qeveria Haradinaj nuk do të mund të rrëzohet nga LDK, as në kohën kur do të vinin zgjedhjet e jo më tani.
“Kurse, sa i përket mocionit te LDK-së kjo qeveri nuk do rrëzohej as kur të vinin zgjedhjet”, ka thënë Selimi
Ai është i bindur se kjo qeveri do të rrëzohet më shpejtë, se sa ata janë të gatshëm ta menaxhojnë rrëzimin.
Selimi në kohën e fundit ka marrëdhënie të tensionuar me të parin e qeverisë pas një konflikti verbal që kishin në Kuvend, ku Haradinaj e quajti rrenc Selimin.