Site icon Telegrafi

Selimi dhe ministrja Gjonaj flasin për sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar sot në Shqipëri ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me të cilën ka folur për sistemin e drejtësisë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Selimi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, përmes një statusi në rrjetin e tij në Facebook ka shkruar se në takimin miqësor me homologen e tij, Gjonaj, biseduan për hapjen e perspektivave të reja për zhvillimin e dy vendeve.

“Ndjenjë e veçantë të qëndroj për vizitë zyrtare sot në Republikën e Shqipërisë në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë së Kosovës. Me homologen time shqiptare, Etilda Gjonaj, zhvilluam një takim miqësor dhe të frytshëm në funksion të fuqizimit të dialogut mes dy ministrive tona dhe avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit tashmë të shkëlqyer të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë. Me synimin për të hapur perspektiva të reja për zhvillimin e vendeve tona dhe përshpejtimin e bashkimit në familjen evropiane, është i domosdoshëm fuqizimi i sundimit të ligjit, si bazë e integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Selimi në Faceboook. /Telegrafi/

Exit mobile version