Site icon Telegrafi

Selimi: Deputetët e pozitës nuk i përgjigjen seancave, Kosova shpëton vetëm me zgjedhje

Depueti i Lëvizjes vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të domosdoshme.

Ai në një status në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ka kohë që Kosova nuk ka Kuvend funksional, pasi që sipas tij deputetët e pozitës nuk i përgjigjën seancave.

Sipas tij sa më shumë që zgjatë kjo qeveri aq më shumë militantë partiak dhe zyrtarë të koalicionit qeverisës do të kapen nga policia dhe drejtësia për korrupsion.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

MË MIRË TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE…!
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, përtej asaj që janë të nevojshme, tash janë edhe të domosdoshme.
Ka kohë që deputetët e Kuvendit thirren në seanca në të cilat partite e koalicionit asnjëherë nuk ia kanë arritur t’i mbledhin deputetët e tyre as për votime me shumicë të thjeshtë.
Deri tash, ky fakt tregonte që qeveria nuk e ka mazhorancën në parlamentare.
Por tash, kur thirret seanca, sikur ajo e javës së kaluar, dhe anulohet vetëvetiu në mungesë të deputetëve të mazhorancës, atëherë kemi të bëjmë me një situatë të re të krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Ka kohë që Kosova nuk ka Kuvend funksional, por qê nga java e kaluar, kur edhe deputetët e mazhorancës nuk i përgjigjen seancave, kjo i bie që koalicioni qeverisës ka hequr dorë nga Kuvendi.
Praktikisht, Kosova nuk e ka organin më të lartë ligjvenës.
Në situata të tilla, vetëm zgjedhjet e menjëhershme janë nisje drejtë zgjidhjes.
Madje, zgjedhjet e parakohshme, jo vetëm që janë shpetim për Kosovën, por janë shpetim edhe për partitë e koalicionit qeverisës.
Sa më shumë që zgjatë kjo qeveri aq më shumë militantë partiakë dhe zyrtarë të koalicionit qeverisës do të kapen nga policia dhe drejtësia për korrupsion, zhvatje dhe keqperdorim të detyrave zyrtare.
Kështu që, nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë shpëton Kosova nga kjo qeveri e korruptuar por edhe vetë partitë e koalicionit do të përfitonin duke e ndalur kusarinë e militantëve partiakë në institucione dhe ndermarrje publike.
Nëse shkojmë në zgjedhje tani, shpëton Kosova nga koalicioni i korrupsionit por poashtu shpëtojne edhe partitë e koalicionit qeverisës nga kusarët e tyre të korruptuar nëpër institucione.
Prandaj zgjedjet janë zgjidhje dhe shpetim./Telegrafi/

Exit mobile version