Telegrafi

Selimi: Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit?

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, duket se në mënyre indirekte është përfshirë në përplasjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe shefit të tij partiak Ramush Haradinaj, lidhur me çështjen e shuarjes së Task-forcës antikorrupsion.

Selimi shtroi një pyetje lidhur me këtë çështje përmes një postimi në Twitter:

“Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit? Deri në pafundësi për këtë të dytën!”, ka shkruar Selimi.

Dy ditë më parë ka pasur një përplasje mes liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me shuarjen e  Task-forcës antikorrupsion.

Haradinaj, që është partneri kryesor i kryeministrit Avdullah Hoti, duke dalur kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion, ka thënë se shkarkimi i kësaj force shkakton pasiguri juridike, pasi e njëjta ka hetuar dhe po hetonte raste të profilit të lartë.

“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”, shkroi Hoti në Facebook.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi kryeministrit Avdullah Hoti.

Hoti në Facebook, shkroi se qeveria është e vendosur për të forcuar rendin ligjor dhe se ‘siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore’. /Telegrafi/