Site icon Telegrafi

Selimi: Buxheti nuk garanton formimin e Ushtrisë

Projektbuxhetin që po diskutohet në Kuvend e kritikoi ashpër edhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.

Ai tha se ky buxhet nuk garanton formimin e ushtrisë së Kosovës

“Me buxhetin e vitit 2017 nuk do të jetë ushtri e Kosovës. Sepse Qeveria prapë është kujdesur me vetëm 5 milionë euro sa një gjysmë kilometri autostradë. Ky buxhet nuk garanton rritje të kapaciteteve të Policisë”, tha Selimi.

Ai u ka bërë thirrje që këtë projektligj ta refuzojë edhe pozita këtë, kështu sipas tij që të gjitha ato letra për këtë buxhet duhet të shkojnë në riciklim./KosovaPress/

Exit mobile version