Site icon Telegrafi

Selimi: Bedri Hamza ka më shumë gjasa se Albin Kurti që të bëhet kryeministër

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, ka hedhur kritika të forta ndaj qeverisjes së fundit në Kosovë, duke e përshkruar situatën e vendit si një “regres” në fusha të rëndësishme si diplomacia, ekonomia dhe dialogu.

Duke lënë të kuptohet se koha e kësaj qeverie ka kaluar, Selimi sugjeron se është e nevojshme një ndryshim i madh në pushtet.

Ai kosnideron se Bedri Hamza ka më shumë gjasa se Albin Kurti që të bëhet kryeministër.

“Besoj se në PDK ka njerëz, sidomos zotëri Bedri Hamza, të cilin e njoh sepse ka qenë dy herë Ministër i Financave, Ministër i Financave që i ka rritur rrogat më së shumti që janë rritur në histori të Kosovës dhe kur është bërë Kosova anëtare e Bankës Botërore, e FMN-së, e BERZH-it, kështu që në ato që na duhen neve, investimet, ekonomia do ta ketë një plan më konkret, por kushdo që të jetë mendoj se ka ardhur koha për një reset, ke e rëndësishme ta shohim çka po ndodh, kush çka ka ofertë, katër vjet i pat kjo qeveri” tha Selimi në Rubikon të KlanKosova.

Ai e lartëson Hamzën për rritjen e rrogave në Kosovë dhe për anëtarësimin e vendit në institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN.

Selimi ka hedhur dyshime mbi aftësinë e Albin Kurtit për të ruajtur postin e kryeministrit.

“Besoj se gjasat i ka Bedri Hamza më shumë se Albin Kurti. Kurtit i vyn koalicion për t’u bërë kryeministër, çka nuk ka thanë për krejt të tjerë, ka postu video edhe për LDK edhe për PDK edhe për AAK, krejt janë armiq të Kosovës, regjimi i vjetër, krejt janë hajna, krejt janë tradhtarë, tash nëse krejt qenkan të këqij dhe Pejgamberi është më i miri dhe më i pagabueshmi le ta bëjë qeverinë, por nuk besoj se ka me mujt me e ba, sepse aftësia e politikës nuk është me insistu që je më i miri, por me bë kompromise, kërkush nuk është armik i Kosovës nga partitë politike”, tha Selimi.

Exit mobile version